Një stuhi e ashpër dimri ka përfshirë Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, sipas parashikimeve amerikanët duhet të përgatiten për temperatura dhe më të ftohta.

Sipas “Daily Mail”, dëbora ka arritur në trashësinë deri në 30 centimetra, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale si pasojë e erërave të forta.

Stuhia e dëborës që goditi Seattle, Oregon dhe Portland, është më e forta e regjistruar prej shumë vitesh.

Si pasojë e ngricave dhe dëborës në rrugë, janë shkaktuar shumë aksidente masive, duke i marrë jetën disa personave, e duke plagosur me dhjetëra të tjerë.

Artikulli paraprakE PAZAKONTË, MAKINAT MBULOHEN NGA BORA ME NGJYRË BALTE
Artikulli tjetërZGJEDHJET E 25 PRILLIT, KQZ REGJISTRON 16 PARTI DHE NJË KANDIDAT TË PAVARUR