Makinat janë mbuluar gjatë natës nga bora me ngjyrë balte e cila rrëshqiti nga fushat pranë A98 në Moray, raporton BBC.

Automjetet u bllokuan ndërsa erërat e forta sillnin valë bore me ngjyrë balte në rrugën Buckie.

Borëpastrueset u përpoqën të pastronin fushën, por nuk ishin në gjendje të kalonin dhe rruga mbetet e bllokuar.

A9 është e bllokuar gjithashtu nga bora midis Dalwhinnie dhe Trinafour.

Të gjitha rrugët kryesore u pastruan të paktën pjesërisht të dielën në mëngjes, pro firma e menaxhimit të rrugëve Bear Scotland tha se ekipet e borës ishin ende duke punuar për t’i mbajtur ato të kalueshme.

Drejtuesve të makinave u është thënë që të udhëtojnë vetëm nëse e kanë të domosdoshme.

Bear Scotland shkroi në Twitter: “Të gjitha punimet e mëngjesit në rrugën A9 në Drumochter kanë përfunduar, por ende ka borë për të pastruar.

“Ekipet tona do të vazhdojnë të punojnë për t’i mbajtur ato të kalueshme.”

“Nëse jeni jashtë ju lutem udhëtoni me kujdes.”