Moti i keq po fshikullon veriun e Italisë.

Në Rajonin e Piemonte për shkak të motit të keq rezultojnë 11 të zhdukur dhe një pjestar i forcave të ndihmës së shpejtë ka humbur jetën, teksa sasia e reshjeve është më e madhja e regjistruar që prej vitit 1958.

Alarmi i Kuq i motit të keq është ndezur edhe në Liguria, ku ka patur përmbytje të mëdha.

Erë deri në 100 km në orë dhe rrëshqitje dherash ka patur në zonën e Bergamo.

Prej rreshjeve të dendura dhe daljes nga shtrati të lumenjëve është pezulluar transporti hekurudhor i mallrave dhe udhëtarëve në linjën Torino-Milano.
Mot i keq ka goditur edhe pjesën Jug Lindore të Francës ku rezultojnë të zhdukur të paktën 12 persona dhe 2 kanë humbur jetën.

Në terren janë mobilizuar 700 zjarrfikës kurse helikopterët e ndihmës së shpejtë nuk mund të ngrihen për shkak të kushteve atmosferike

Artikulli paraprakDALIN PAMJET/ POLICIA SUPER-AKSION NË DET, SHIHNI SI I NDJEK DY JAHTE LUKSOZE ME 35 TONË HASHASH BRENDA
Artikulli tjetërSOT STARTOJNË SANKSIONET KUNDËR BJELLORUSISË! TURQIA E ‘KURSYER’ NGA BE-JA: NUK PRANOJMË KËRCËNIME