Tymi i bardhë në ndërtesën e liderëve europianë prej nga ku, duke filluar nga sot startojnë sanksionet kundër Bjellorusisë.

Pas dy ditësh negociata, të 27 vendet e Bashkimit Europian arritën të kapërcenin bllokimin, kryesisht për shkak të abstenimit të Qipros.

Sanksionet prekin 40 zyrtarë të lartë të regjimit në Bjellorusi, të konsideruar përgjegjës për dhunën ndaj protestuesve të cilët kanë dalë në rrugë prej një muaj e gjysmë për të denoncuar mashtrimin elektoral që çoi në rikonfirmimin e Presidentit Lukashenko.

Sanksionet përfshijnë kufizime në hyrjen dhe tranzitin e këtyre individëve në BE dhe ngrirjen e pasurive të tyre. Përveç kësaj, u aprovua dhe një urdhër ndalimi për qytetarët dhe bizneset europiane që mund të duan të japin ndihmë ekonomike për ata që preken nga sanksionet.

Në listën e Unionit figuron emri i Ministrit të Brendshëm Juri Khadzimuratavich Karaeu por jo emri i presidentit të Bjellorusisë.

Bjellorusia njoftoi gjithashtu se do të krijojë një “listë të zezë” që përfshin zyrtarë europianë në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga BE.

Përsa i përket Turqisë, liderët europianë preferuan të shtyjnëpër momentin sanksionet dhe të rrisin presionin ndaj Presidentit Erdogan.

Qipro dhe Greqia zyrtare deklaruan se janë të kënaqur me vendimin për të miratuar sanksione në të ardhmen nëse nuk vërehen ndryshime të rëndësishme nga Turqia. Ankaraja, megjithatë, ka reaguar tashmë duke thënë se nuk pranon të kërcënohet

Artikulli paraprakMOTI I KEQ FSHIKULLON VERIUN E ITALISË, 1 VIKTIMË DHE 11 TË ZHDUKUR! NUK KURSEHET AS FRANCA, 12 PERSONA TË HUMBUR DHE 2 VDEKJE
Artikulli tjetërVUÇIÇ: NE DUAM NJË KOMPROMIS ME SHQIPTARËT