Moti nuk po i favorizon bizneset që operojnë në zonat turistike.Në Velipojë plazhi është i boshatisur dhe ka pak pushues në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve të kaluara . Bizneset që operojnë në Velipojë janë me sytë nga qielli.Moti i paqëndrueshëm ka penalizuar turizmin në këtë fillim sezoni .

Disa prej adminitratorëve të subjekteve private kanë nisur që të vendosin shezlonet , për ti bërë gati për pushuesit

Në hotelet dhe restorantet e Velipojës klientët janë të pakët. Megjithatë Kosovarët vazhdojnë të mbajnë top listën sa I takon frekuentimit të këtij plazhi

Kjo gjendje ka ndikuar negativisht për subjektet private të cilët ishin përgatitur për të pritur pushues. Nëse kapriçot e motit vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bregdetit te Velipojës do ti mungojnë frekuentuesit.

Artikulli paraprakMALI I JUSHIT-URA E GJO LULIT, 30 VITE PA RRUGË
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E MJEDISIT, SHKODRA DISA ZONA TË NDOTURA