Sot është dita botërore e mjedisit. Në këtë ditë të rëndësishme drejtori i administratës së zonave të mbrojtura në Shkodër Agim Dardha shprehet se janë disa pjesë të ndotura prej vitesh si bregu i liqenit të Shkodrës, stacioni hekurudhor në Bajzë por edhe disa zona të tjera ku situata është shqetësuese.

Një kujdes për të mos ndotur mjedisin duhet të kenë edhe qytetarët thotë drejtori Dardha duke i bërë apel që të mos i hedhin mbeturinat apo mbetjet e tjera në mjedis

Fatkeqësisht, në qytetin e Shkodrës numërohen disa zona urbane dhe rurale të cilat kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme në pastrimin e mbeturinave ndërsa institucionet përgjegjëse nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur, as në ditën botërore të mjedisit ku sensibilizimi i tyre mund të ishte më i madh.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, VELIPOJA PA PUSHUES
Artikulli tjetërBLERJA E VOTAVE NË SHQIPËRI, NIS PUBLIKIMI I PËRGJIMEVE