Kthjellimet do të dominojnë vendin tonë këtë të shtunë, deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore verilindore dhe juglindore duke rrezikuar momente te shkurta me shira.

Sipas Metoalb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veri- veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim mbi 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli skandinav si edhe ishujt Britanikë do të jenë mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë vranësira dhe shira në formë shtrëngatash. Po ashtu, Alpet e Evropës si edhe zonat përreth tyre mbeten me vranësira dhe rrebeshe shiu; Ndërsa Europa Jugperëndimore, Europa Juglindore dhe pjesërisht Ballkani mbizotërohen nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.

Artikulli paraprakSPANJA REGJISTRON 30 RASTE TË LISË SË MAJMUNËVE, LIDHJA ME SAUNËN
Artikulli tjetërHOLANDEZI BËN REKLAMËN MË TË MREKULLUESHME PËR TIFOZËT: SHQIPËRIA ËSHTË MAHNITËSE, MOS U TREMBNI