Deri në mesditë pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga vranësira dhe shira lokale, më të dukshme shirat do të jenë në zonat veriperëndimore të vendit.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të mbeten prezent edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që shirat të jenë dominuese në të gjithë territorin, por intensiteti i tyre do të jetë i ulët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë Celcius në vlerat e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi juglindor për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakSHTOHEN VIKTIMAT E STUHISË “ASTMATIKE” NË AUSTRALI
Artikulli tjetërVJEDHJE ME DHUNË, NË PRANGA DY SHTETAS