Merkatoja e janarit mund të sjell surpriza të mëdha për Elseid Hysajn.

Manchester United është klubi i radhës që i bashkohet garës për të rrëmbyer futbollistin shqiptar. Gazeta italiane “Il Matttino” shkruan se Jose Mourinho ka piketuar Hysajn si zgejdhjen perfekte në krahun e djathtë, pasi në janar do të largojë edhe Darmianin, i cili nuk bën pjesë në planet e tij. Për shkak të formës së shkëlqyer që po kalon, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është shndërruar në objektivin kryesor të shumë skuadrave të mëdha evropiane. Sipas të përditshmes italiane Manchester United me shumë mundësi në janar do të bëjë një ofertë të majme duke joshur presidentin e klubit napolitan, Aurelio De Laurentis. Pritet që oferta të jetë rreth 30 milionë euro një shifër rekord që nuk është bërë kurrë më parë për një lojtar të Kombëtares shqiptare. Nëse Napoli refuzon këtë ofertë, atëherë “Djajve të kuq” mund të paguajnë klauzolën e lirimit të lojtarit e cila është plot 50 milionë euro.

Artikulli paraprakBERAT/ RAST SHOKUES, 13-VJEÇARI NËN AKUZË,KRYEN MARRËDHËNIE ME NJË 6 VJEÇARE
Artikulli tjetërKONFERENCA – DANIELSSON: NEGOCIATAT ME BE VAREN NGA VETTINGU, GJOSHA: TË NISË PROCESI