Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pretendon se në bashkinë Shkodër shërbimet sociale kanë probleme të mëdha.

Një gjë të tillë e tha Denada Seferi, përfaqësuese e kësaj ministrie gjatë takimit për krijimin e shërbimeve të përkujdesit social në Shkodër.

Kryetarja Voltana Ademi mendon ndryshe nga ministria e shërbimit social. Kryebashkiakja u shpreh konferenca është ballafaqim i asaj që është bërë dhe që do të bëhet. Sipas Ademit për herë të parë ka një sistem integrues për familjet.

I pranishëm në konferencë ishte edhe Nino Merola, drejtor i Agjensisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim, i cili vlerësoi punën e bërë në shërbimet sociale.

Pjesë e kësaj konference u bën edhe përfaqësues të Unicef, UNDP dhe shoqata të tjera.

 

Artikulli paraprakPOLICIA BLLOKON MJETET UJORE TË PAREGJISTRUARA
Artikulli tjetër“FJALOR ENCIKLOPEDIK I VRESHTIT DHE I VERËS”