Mundësi shqiptar Leonard Frrokaj i cili u dëmtua rëndë gati një muaj më parë gjatë një dyluftimi në Kampionatin Ballkanik që po mbahej në Slloveni, vazhdon të jetë në kujdesin intensiv të mjekëve.

Në fillim u tha se Frrokaj kishte pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore, por një lajm i mirë vjen nga spitali ku qëndron. Sipas të dhënave mundësi 17 vjeçar ka filluar ditët e fundit të lëvizë gishtërinjtë e dorës dhe të këmbës, çka tregon se dëmtimet në shtyllën kurrizore janë të rikuperueshme dhe nuk do të ndikojnë në shëndetin në vazhdim të Frrokaj.

Këto ditë pranë tij ka qenë edhe mundësi i mirënjohur shqiptar, Sait Prizreni. Prizreni thotë se Leo është mirë. “Ka dashur Zoti është mirë. I ka thyer të gjitha ligjet e shkencës sepse nuk i patën dhënë shpresë dhe tani lëviz gishtat e këmbës dhe të duarve”.

Artikulli paraprakAKSIDENT TRAGJIK, SHQIPTARI PËRPLAS PËR VDEKJE GRUAN RUMUNE
Artikulli tjetër33-VJEÇARI SHQIPTAR VRITET ME THIKË TEKSA SHËTISTE ME NJË FEMËR