Duke nisur nga sot i gjithë kufiri Shqiptar do të monitorohet nga 50 oficerë të FRONTEX në një marrëveshje pa limit mes Shqipërisë dhe vendeve të bashkimit Europian. Objektiv është kontrolli i fluksit të emigrantëve nga lindja dhe vendet e Afrikës Veriore që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së po ashtu edhe lufta ndaj krimit dhe trafikut të qenieve njerëzore.

Edhe në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit Agejncia për Mbrojtjen e Kufirit ka nisur patrullimet e përbashkëta me rojet kufitare shqiptare. Star Plus u interesua sot në këtë pikë kalimi dhe sipas burimeve zyrtare na u bë

me dije se tre agjentë të Frontex kanë zbarkuar prej disa ditësh në Shkodër dhe kanë nisur punën për të bashkë-patrulluar kufirin bashkë me forcat shqiptare. Tre oficerët e Frontex që kanë mbërritur në Muriqan janë nga shteti i Finlandës, Gjermanisë dhe Bullgaria.

Të mbikëqyrur nga një drejtues shqiptar, oficerët e Frontex janë të autorizuar të veprojnë si oficerë shqiptarë për të parë kalimet e paligjshme, për t’i kontrolluar dhe mbledhur informacion, si dhe për të luftuar trafikun e njerëzve, të drogës dhe vjedhjen e makinave.

Ardhjen e oficerëve të FRONTEX për të bashkë-patrulluar kufirin me forcat shqiptare kryeministri Edi Rama e vlerësoi si një kontribut të Shqipërisë për sigurinë europiane.

Artikulli paraprakRIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “MALËSORËT E MULLIRIT” NË BERDICË
Artikulli tjetërSHKODËR, DROGË E KALLËZIM I RREMË, 3 NË PRANGA