Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i një pune të mirëorganizuar dhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, u kapën dhe u ndaluan dy shtetas të shpallur në kërkim: Pllumb Shpati 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle dhe Gjin Lushi. 63 vjeç, banues në fshatin Xhan të Shkodrës .

Kapja dhe ndalimi i shtetasit Pllumb Shpati , u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike” Kapja dhe ndalimi i shtetasit Gjin Lushi, u bë pasi, më datë 24.09.2018,

Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.Çështja i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme. Gjithashtu pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana,

u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: Flamur Maliqi 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë’’

Artikulli paraprakMURIQAN, FRONTEX NIS PATRULLIMET NË KUFI
Artikulli tjetërBASHA PËRKUJTON REVOLTËN E QAFË-BARIT: E ARDHMJA E SHQIPËRISË SOT NË UDHËKRYQ