Besimtarët musliman në mbarë botën festojnë festën e shenjtë të Kurban Bajramit. Sheshi kryesor në Shkodër përpara xhamisë “Ebu Beker” u mbush me besimtarë në faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Përgjegjësi i Myftinisë Shkodër, Arben Halluni deklaroi në këtë festë të rëndësishme për muslimanët se adhurimi për Zotin është mbi gjithçka ndërsa përcolli mesazhe për mbrojtjen e familjes dhe shoqërisë.

Ndërkohë një mesazh Halluni dha edhe për klasën politike dhe ata që drejtojnë Shqipërinë.
Falja e namazit të Kurban Bajramit në Shkodër u udhëhoq nga përgjegjësi Arben Halluni për shkak se Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari ndodhet në Arabinë Saudite bashkë me 110 haxhilerët e tjerë nga Shkodra.

Artikulli paraprakDEPUTETËT E PD UROJNË BESIMTARËT PËR KURBAN BAJRAMIN, THIRRJE PËR DHEMBSHURI NDAJ NJËRI-TJETRIT DHE PËRKUSHTIM NDAJ TË MIRËS
Artikulli tjetërSOT FESTA E KURBAN BAJRAMIT, BERISHA URON BESIMTARËT MYSLIMANË: GËZUAR DITËN E SHENJTË!