Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari zgjodhi hytbenë e së premtes për të përmendur rastet e vrasjeve masive të popujve muslimanë në botë.

Sipas Sytarit, Perëndimi mburret me zhvillimet teknologjike, por nuk mund të merret si shembull pasi nuk ka arritur të krijojë njeriun model.

Myftiu i Shkodrës ka folur edhe më parë për vrasjen e muslimanëve në botë, fenomen që e ka dënuar në mënyrë të vazhdueshme.

Në hytbenë e kësaj të premteje morën pjesë qindra besimtarë për të cilët myftiu kishte rezervuar edhe disa udhëzime në mënyrë që të ruajnë dhe zhvillojnë fenë.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, 9600 APLIKIME NË SKEMËN E RE 9600
Artikulli tjetërVLLAZNIA, FAZA PËRGATITORE NË ULQIN