Këtë sezon veror numri i turistëve të cilët shfaqin interes për të vizituar muzeun e “Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër është rritur. Xherardo Nikjari punonjës i muzeut shprehet se 30 deri në 50 turistë në ditë nga vende të ndryshme të botës e vizitojnë këtë muze.

Vitet e fundit interes për të njohur më shumë periudhën e komunizmit po tregojnë edhe moshat e reja.Ajo që i tërheq më shumë vizitorët janë dhomat e paraburgimit.

“Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” është i pari muze i ngritur në Shqipëri për të përkujtuar vuajtjet e të burgosurve politik gjatë diktaturës komuniste. I ngritur në mjediset e burgut të ish Degës së Brendshme, ky muze është një vlerë e shtuar dhe një aset i rëndësishëm në jetën e përditshme të shoqërisë tonë.

 

Artikulli paraprakRAMA KONFERENCË TË PËRBASHKËT ME STOLTENBERG: SI VEND KANDIDAT NË BE MBËSHTESIM STABILITETIN
Artikulli tjetërTREGTARËT NË RRUGË, BASHKIA I LARGON DHE LAJMËRON GJOBA