Bota islame ka hyrë në muajin e rëndësishëm Rebiul Evvel i njohur si muaji i Mevludit apo Pranvera e parë, muaji në të cilin lindi pejgamnberi Muhamed.

Nga hytbja në xhaminë e Parrucës myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari dha disa mesazhe për besimtarët dhe kohët e vështira që po kalon jo vetëm bota arabe por edhe Shqipëria.

Në këtë muaj të rëndësishëm Rebiul Evvel të lindjes së profetit Muhamed, myftiu Sytari iu drejtua edhe shoqërisë shqiptare duke thënë se gabojmë kur heshtim ndaj padrejtësive.

Gjatë fjalës së tij myftiu i Shkodrës përmendi edhe vështirësitë në të cilat ndodhet sot bota arabe për shkak të luftërave, vrasjeve ndaj të pafajshmëve apo edhe keqinterpretimit nganjëherë të fesë islame.

 

 

Artikulli paraprak“GRUAJA TEK GRUAJA”, FLASH MOB SENSIBILIZUES
Artikulli tjetër“ZV/MINISTRI I BRENDSHËM DO SJELLË NDRYSHIME”