Shkatërrimi i Urës së vjetës të Bunës është kthyer në një temë debatesh midis institucioneve vendore dhe qendrore, por edhe për opinonin publik.

Bashkia e Shkodrës thotë se është përgjegjësi e Ministrisë së Mbrojtes, ndërsa kjo e fundit thotë se nuk ka përgjegjësi të ndërtojë ura, por vetëm t’u përgjigjet pozitivisht ftesave për ndihmë që vijnë nga bashkitë.

Në rrjetin social Facebook, për këtë temë ka reaguar edhe myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.

Komenti i plotë i Myftiut Sytari: Gjendja aktuale e Urës së vjetër të Bunës asht për faqe të zezë të institucioneve tona.

Koha e lavdishme osmane i përket një historie të largët, pjesë e së cilës ishim dhe, mjerisht sot, e shikojmë nga këndvështrime të ndryshme. Ura e vjetër e Bunës është përgjegjësi e institucioneve, që mbahen edhe nga taksat e qytetarëve.

Ndërsa lojrat e politikës dhe shoqatave pa taban, sidomos në prag fushatash, janë vulg!

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakCUNGU: NUK SHITEMI, PËR FITORE ME PARTIZANIN
Artikulli tjetërTOPALLI STOLIS VEZËT E PASHKËVE, VETËM NJË NGJYRË BLU