Ndeshja e 8 tetorit ishte për t’u harruar për shqiptarët në Saint Denis, siç filloi ashtu dhe mbaroi, me trup. Por duket se dhe për një francez ka qenë ditë e vështirë, edhe pse kombëtarja e tij fitoi bindshëm.

Frank Stanislas Andre Barzhin, ose siç njihet ndryshe si spikeri i ‘famshëm’ i stadiumit Saint Denis na ngatërroi me Armeninë dhe për këtë është penguar.

Në një intervistë për L’Equipe, spikeri thotë se nuk ka fjetor dy netë pas atij gabimi dhe se e cilëson atë që ka bërë mbrëmjen e 8 tetorit një gafë të madhe.

Barzhin do të duhet t’i kërkonte falje Shqipërisë, për shkak se një bashkëkombasi i tij në ”regjinë” e stadiumit ‘”Stade de France” vuri në sfond himnin e Andorrës, në vend të Shqipërisë. Kjo irritoi pa masë tifozat kuqezinj.

Me të përfunduar himni francez, u planifikua që të luhej himni shqiptar dhe Barzhin duhej t’i kërkonte falje Shqipërisë për të sinjalizuar se do të luhej dhe himni i kuqezinjve. Por ai tha ”Kërkojmë falje Armenisë, tani do të luhet himni i tyre”.

Tifozat e Shqipërisë shpërthyen në fërshëllima dhe ofendime ndësa spikeri në tentativë për të qetësuar miqtë bërtiste ”Më falni, më falni, më falni, Shqipëria”. Gjithsesi kjo gafë mbeti në heshtje, duke u cilësuar si gafë njerëzore përpara asaj të himnit. Gjithsesi Barzhin do të vijojë të mbetet spikeri i Saint Denis.

Artikulli paraprakGODITI ME SËPATË VAJZËN DHE NUSEN E XHAXHAIT, ARRESTOHET I RIU
Artikulli tjetërHUMBJA NDAJ DANEZEVE, LEKA: NUK KISHIM BESIM NË VETVETE, SHKRUAJMË HISTORINË E FUTBOLLI SHQIPTAR