Rastet e fëmijëve që janë prekur nga probleme të ndryshme shëndetësore nuk kanë munguar në spitalin rajonal të Shkodrës edhe muaji korrik pati në disa ditë temperatura të ulëta.

Shefja e repartit të pediatrisë Greta Naraçi thotë se fëmijët fillimisht marrin mjekim në shërbimin ambulator dhe më pas i drejtohen spitalit.

Më shqetësuese për repartin e pediatrisë kanë 3 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi. Mjekia Naraçi shprehet se kanë kaluar pa komplikacione të mëtejshme kjo edhe pas bashkëpunimit me shëndetin publik dhe institutin e higjenës në Tiranë.

As kësaj here nuk mungojnë këshillat e shefes të pediatrisë për të gjithë prindërit edhe pse tashmë ka një sensibilizim më të madh sa i përket kujdesit për fëmijët.

Deri tani rastet e paraqitura në pediatrinë e spitalit të Shkodrës kanë kaluar pa probleme ndërsa pritet që në vazhdimësi të ketë një shtim të tyre për shkak edhe të motit herë pas here të paqëndrueshëm.

 

Artikulli paraprak“SMILE ALBANIA”, PËRZGJIDHEN TË RINJTË NË SHKODËR
Artikulli tjetërQYTETARËT: CILËSIA NË DISA KARBURANTE E DOBËT