Mësohet se zjarri i madh që ka shpërthyer në rrugën “Ymer Kurti” ka përfshirë një godinë 3-katëshe në të cilën ndodhet edhe studio diskografike e këngëtarit Flori Mumajesi.

Studio e tij është përfshirë nga flakët, ndërsa edhe makina e tij që kushton 140 mijë euro është djegur nga zjarri. Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Në vendngjarje ndodhen 5 forca të zjarrfikësve. Nga kati i tretë i godinës është nxjerrë një person i asfiksuar, i cili është dërguar në spital.

Artikulli paraprakSPIRO KSERA DEL NGA BURGU, MERR LEJE PËR FESTAT E FUNDVITIT
Artikulli tjetërRRËZOHET AVIONI I MINISTRISË SË MBROJTJES, 16 TË PLAGOSUR