Të paktën 16 persona janë plagosur rëndë nga rrëzimi i një avioni, i cili i përkiste ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Avioni IL-18 i cili kishte 32 pasagjerë në bord dhe 7 ekuipazh u rrëzua në në Yakutia në Siberi. Sipas BBC në zonën ku ndodhi aksidenti kushtet atmosferike ishin shumë të këqija. Avioni po kryente një fluturim të planifikuar në Kansk. Tre helikopterë janë dërguar në vendin e ngjajres. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprakNATË E “ZEZË” PËR FLORIN, PËRVEÇ MAKINËS I DIGJET EDHE…
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, TEMPERATURAT PËSOJNË RRITJE