
Shkrimtari Zija Çela është fituesi i çmimit mbarëkombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2026, nje konkurs letrar i pervitshem qe organizohet ne Lezhe. Ai u vlerësua për veprën “Koka mbi katror” nga juria e përbërë nga Ardian Ndreca, Evalda Paçi dhe Agron Gashi.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, u shpreh se ky konkurs përbën një motiv të rëndësishëm për shkrimtarët dhe një mënyrë për të mbajtur gjallë traditën letrare, ndërsa kryetari i jurisë, Ardian Ndreca, vlerësoi kontributin dhe emrin e At Zef Pllumit.
Fituesi i çmimit “At Zef Pllumi”, Zija Çela, e cilësoi këtë vlerësim si një moment të rëndësishëm në karrierën e tij letrare, ndërsa botuesi i veprës, Bujar Hoti, theksoi se çmime të tilla kanë një peshë të veçantë, pasi nuk burojnë nga detyrimi institucional, por nga vlerësimi real i veprës.
Në këtë edicion morën pjesë 38 autorë nga të gjitha trevat shqipfolëse, duke dëshmuar një rritje të vazhdueshme të interesit për këtë konkurs letrar që organizohet nga Bashkia Lezhë.






