Ky nëntor i bardhë ndau mes nesh regjisorin e aktorin shkodran Fatbardh Smaja por la pas shpirtin e tij të madh artistik. Miku i mirë i shkodranëve, i artit e kulturës, i skenës shqiptare jep lamtumirën pasi nuk arriti t’i mbijetojë një sëmundje të rëndë që kishte disa ditë që e kishte mbërthyer. Nuk iku si gjithë të tjerët por e la shpirtin e tij aty, në skenën e teatrit “Migjeni” që aq shumë e deshi e i përkushtoi jetën e tij bashkë me të gjithë familjen.

Ndërsa luftonte me vdekjen në QSUT në Tiranë, në teatrin “Migjeni” shfaqej drama “Kandili i Argjendë” e Martin Camaj e sjellë në mënyrë të përsorur nga regjisori Smaja. Sëmundja e ndau mes nesh në moshën 59-vjeçare, pikërisht në një prej momenetve më të mirë të karrierës së tij artistike. Sëfundmi u komandua edhe si drejtor i teatrit “Migjeni” dhe sapo nisi t’i japë një frymë tjetër fati nuk e deshi që ta çonte deri në fund misionin e tij. Një artist i veçantë që mbart vlera kulturore dhe që la shenjë në Shkodrën e tij, piedestalin e kulturës. Do mbahet mend për një sërë rolesh ndër më kryesoret “Fundi i një gjakmarrjeje” apo “Fejesa e Blertës” të xhiruara në vitin 1984 apo edhe si regjisor me “Eldorado”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”. “I sëmuri për mend”, “Zeneli”, “Rëndësia e të qenurit i sinqertë” ao e fundit “Kandili i Argjendë” e disa të tjera që kanë fiksuar në memorien e shkodranëve pjesë të paharruara që i solli në skenë Fatbardh Smaja. “Star Plus” i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Smaja dhe të afërmve e miqve të tij për humbjen e njeriut të tyre të dashur.