Kinematografia shqiptare në zi! Aktorja e mirënjohur shqiptare Valentina Çaçi është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar aktorja Zamira Kita, e cila shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 83-vjeçares.

Ajo lindi në qytetitn Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.

Për publikun ajo njihet me filmat: Vëllezër dhe shokë; Mësonjëtorja; Me hapin e shkoëve dhe Zonja nga qyteti.

Për kontributin e saj në skenën korçare dhe jo vetëm, aktores Valentina Caci i është dhënë titulli, “Artiste e Merituar”.
Homazhet për të do të zhvillohen ditën e nesërme në Teatrin e Korçë “Andon Zako Çajupi” nga ora 12.00-13.00.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET BANDA SHQIPTARE NË ITALI
Artikulli tjetërKQZ PRANON KËRKESËN E NDOCAJT, DO TË HAPË 11 KUTI NË BASHKINË E LEZHËS