Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare në Pero në orët e vona të mbrëmjes së 4 dhe 5 korrikut.Mediat fqinje raportojnë se në pranga kanë rënë shtetasit E. Macaj, 31 vjeç, G.Kurtulla, 27 vjeç dhe Xh. Bela, 25 vjeç.

Ata akuzohen për krime të llojeve të ndryshme.
Hetimet – Policia bën me dije se hetimet filluan në shkurt të këtij viti, kur u denoncua vjedhja e një Audi S5.

Policia menjëherë u vu në ndjekje të makinës, që me shpejtësi tej normave të lejuara bënte manovra të shumta për t’i shpëtuar policisë.

Por rritja e forcave të policisë bënë të mundur kapjen e tyre dhe më pas nisën hetimet.
U provua se Audi S5 ishte vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018.

Arrestimi – Angazhimi i forcave policore zbuluan vendqëndrimin e bandës. Ata rrinin në një garazh në Pero, që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura që përdoreshin për të kryer krime.

Veprat penale – Të tre të arrestuarit akuzohen për rezistencë ndaj policisë dhe lëndime të tyre.Vjedhja e makinave dhe ndërrimi i targave, mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit. Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë 7.65.

Trafikimi i drogës, rreth një kilogram marijuanë iu gjet në makinë, si dhe posedimin i pajustifikuar i disa mjeteve, që dyshohen se janë të vjedhura.

Bëhet e ditur gjithashtu se brenda në makinë u gjet edhe një skaner për frekuencat e policisë dhe një bllokues sinjali.Ndërkohë hetimet janë duke vijuar për bandën shqiptare.

Artikulli paraprakOSBE BOTON ANALIZËN LIGJORE TË PROJEKTLIGJIT PËR LIRINË E MEDIAS NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AKTORJA KORÇARE