Në kuadër të kontrollit për parandalimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike dhe sekuestrimin e kapsolleve me rrezikshmëri për jetën, policia e shtetit njofton se po vijon aksioni i kontrolleve ne dyqane dhe pika shumicash.

Gjithashtu, bëhet e ditur që prej fillimit të planit të masave të marra, nga kontrollet e deritanishme nuk janë konstatuar deri më tani kapsolle, apo produkte të tjera piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje të tyre lëndë plasëse.

Ndalimi i kapsollave dhe lëndëve të ndryshme plasëse bëhet pas urdhërit të vendosur nga Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave ku ndalohet importi dhe tregtimi i lëndëve piroteknike.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet në dyqane dhe pika shumicash në bazë të planit të masave për parandalimin dhe sekuestrimin e kapsollave dhe lëndëve piroteknike me rrezikshmëri për jetën.

Si rezultat i kontrolleve deri më tani nuk janë konstatuar kapsolla, apo produkte piroteknike që dyshohet se kanë në përbërje lëndë shpërthyese me rrezikshmëri për shëndetin dhe jetën.

Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të këtyre lëndëve në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Artikulli paraprakKRYEMADHI: RAMA ËSHTË PENG I SPAÇATOREVE, E PRET GIJOTINA
Artikulli tjetërTULA: SHPËRBLIM PËR FAMILJET NË NEVOJË