Ambasadori i Serbisë në Kombet e Bashkuara ka dorëzuar një kërkesë për një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për Kosovën.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkruan vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa, si vendim të jashtëligjshëm, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”, raportoi Radio Televizioni i Serbisë më 5 shkurt.

Kështu sipas Serbisë. Kosova është në kontrast të madh me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ndërkohë edhe faktori ndërkombëtar ka kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, duke shprehur shqetësimin se mund të ketë ndikim negativ te komuniteti serb.

Artikulli paraprakMINISTRI I JASHTËM ITALIAN TAJANI: BALLKANI PERËNDIMOR NË BE PARA VITIT 2030
Artikulli tjetërDO MERRNI NJË PROPOZIM INTERESANT, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT