Vijon karvani i emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të futen në Shqipëri, me synim kalimin në vendet e BE. 22 persona mes të cilëve 10 fëmijë kurdë,

afganë apo sirianë janë ndaluar sot në afër kufirit greko- shqiptar, ekzaktësisht në fshatrat kufitarë të Vërnikut dhe Trestenikut.

Report Tv mëson se familjarët bashkë me fëmijët e ndaluar janë dërguar në qendrën e pritjes në Babrru, kurse të tjerët janë kthyer për në Greqi.

Operacioni në kufi vijon me bashkëpunimin e Policisë Kufitare me FRONTEX. Por fenomeni vijon, dhe thuajse çdo ditë në kufi ndalohen rreth 20 klandestinë të cilët përshkruajnë itenerarin e njëjtë Greqi- Shqipëri.

Artikulli paraprakRUDINA HAJDARI: KAMERAT NË ZYRAT E KUVENDIT DO I ÇOJ NË PROKURORI
Artikulli tjetërSTAR TREND – 15.10.2019