Policia ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim në Pogradec dhe Devoll.

Në pranga ranë 33-vjeçari me iniciale M. B., banues në Pogradec dhe 34 vjeçari me iniciale Sh. Ll., banues në fshatin Shpat, Tiranë.

“Ndaj M. B., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta’,”-raportoi policia.

Ndërsa 34-vjeçari u ndalua pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhje”.

Artikulli paraprakVIDHEN ARMË NË MAGAZINËN E MINISTRISË SË BRENDSHME
Artikulli tjetërPARTIA E MERKELIT: SHQIPËRIA PO HUMBET BESIMIN E PARTNERËVE, OPOZITA PO BËN AUTOGOL