Taulant Balla ka reaguar pas ndalimit të oficerit të policisë në Durrës për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
“Sapo kemi dërguar para drejtësisë një tjetër oficer policie me gradën N/Komisar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të përfshirë në korrupsion dhe minim të luftës së policisë kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përgëzoj Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Durrës.
Shpreh besimin se forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit
Përgëzime dhe vetëm përpara!” – shkruan Balla.