Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Akademinë e Shkencave.

Pas debateve të një viti më parë, ku u paralajmërua edhe mbyllja e kësaj Akademie, Rama ka thënë se ky insititucion është në rrugën e reformimit.

Kryeministri ka theksuar rëndësinë që duhet të ketë Akademia e Shkencave për elitën dhe shoqërinë shqiptare. Rama tha se Shqipëria është vendi i fundit në rajon për përfitimin e fondeve europiane për kërkime shkencore.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Veprimtaria sot duhet të mbahet me shumë mirënjohje, për organizatorët dhe autorët. Duhet të nxjerrim në pah veprat dhe autorët e tyre, për të dhënë një shenjë kuptimplotë se pavarësisht varfërisë që ka pllakosur në të gjithë terrenin e veprimtarive publike për veprat dhe cilësitë e tyre.

Përsa i përket reformimit të Akademisë së Shkencave, më në fund gjërat u vunë në një lëvizje të vonuar. Më vjen shumë mirë që sot që flasim jemi përballë një pune të kryer me zell dhe përgjegjësi nga grupi i ngritur për këtë reformë, nën drejtimin e Gjinushit.

Por jemi strikt procedurialisht , po të ecnim para pa u ndalur asnjë sekondë me tekstin e sjellë nga grupi i punës. Të ndalem një sekondë dhe të nxisim një ballafaqim mes dy alternativave.

Mbase në platformën e grupit të punës gjtihçka është siç duhet, por mbase në platformën alternative, ka gjëra që duhen marrë në konsideratë. Ndaj unë mendoj se janë gjëra që s’duhet t’i them unë.

Por e shoh me shumë rëndësi që askush të mos paragjykojë rezultatin për shkak se njëra platformë kishte mbështetjen e qeverisë, ndërsa tjetra jo. Nga kjo, fiton procesi dhe akademia për nesër. Mendoj se disa gjëra kanë marrë udhë.

Duhet t’i konsolidojmë që të kthehen në ligj nesër në Kuvend. Drafti i Reformës në rastin e Akademisë së Shkencave nuk mund të jetë i imponuar nga lart, pasi duhet të jetë si domosdoshmëri për akademinë së brendshmi.

Ama, është inkurajuese që në këtë platformë ka disa elementë të kërkuar nga koha prej shumë kohësh. Gjetja e dakordësisë është një gur themeli për të ardhmen. Dua të ngre shqetësimin shumë serioz që shpresoj të adresohet dhe të mos ngelet “klithma” në shkretëtirë.

Shqipëria, është e fundit në rajon, për eksesin në fondet evropiane për kërkimin shkencor. Serbia ka fituar 90% të projekteve që ka çuar për aplikim, ndërsa Shqipëria 4.5%.

Dakord, paraja është bazë, por nga ana tjetër aksesi për fondet që janë në dispozicion nuk merret me para por me dije.

Artikulli paraprakBERISHA: KORRIGJIMI I KUFIJVE ËSHTË ZHBËRJE E KOSOVËS
Artikulli tjetërKOMUNITETI ROM PA MJET TRANSPORTI PËR NË SHKOLLË