Kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri shkruan: “U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes”.

Ish-presidenti Bujar Nishani ka ndërruar jetë sot në një spital në Gjermani.

Ai vuante nga një pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.

Ish-presidenti ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare.

Nishani ishte president për një mandat 5-vjeçar, ndërsa në këtë post u zgjodh në 24 korrik të 2012-ës deri në 24 korrik të 2017-ës.

Artikulli paraprak(VIDEO) DALIN PAMJET/ U BLLOKUA PËR 12 ORË NË HUMNERË, MOMENTI KUR EKIPI I RENEA-S SHPËTON OFICERIN
Artikulli tjetërE RËNDË NË FUSHË-ARRËZ/ BIE NË KONTAKT ME ENERGJINË ELEKTRIKE, VDES NËNA ME DY VAJZAT