Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare Kostas Arvanitisi me origjinë shqiptare. Arvanitisi u bë i njohur, pasi vitin e kaluar arriti që të shpëtonte me varkën e tij 70 persona në Mati, një nga zonat që u përfshi nga flakët.

Qeveria greke ka deklaruar se do të paguaj shpenzimet për funeralin e tij. Kryeministri i ri grek, Kyriakos Mitsotakis që ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale duke vlerësuar figurën e tij.

“Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do mbulohet nga shteti. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona” shkruan kryeministri grek.

Shqiptari punonte si peshkatar. Ditën e zjarrit Arvanitis mori varkën e tij, bashkë me gruan, djalin dhe një peshkatar egjiptian dhe shpëtoi 70 njerëz.

Artikulli paraprakENERGJETIKA/ GAZI NATYROR, NIS TESTIMI I TREGUT NGA KOMPANITË SHQIPTARE
Artikulli tjetërAUSTRIA: SHQIPTARËT NUK DINË RREZIQET QË U VIJNË NGA KURSI I KËMBIMIT