Shkrimtari, diplomati shqiptar, ish deputeti Teodor Laço ndërroi jetë sot në moshën 80-vjeçare.

Ai lindi më 29 shtator të 1936, në Dardhë të Korçës. Pavarësisht se studioi për Agronomi në universitetin e Tiranës, Laço ndoqi pasionin e tij për letërsinë. Ka filluar të botojë që prej viteve ’60, ndërsa është autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të tij janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 u angazhua në jetën politike të vendit; për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në Parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse. Homazhet për të do të organizohen nesër në hollin e Ministrisë së Kulturës, nga ora 11-12

Artikulli paraprak“DREJTËSIA”, META: MIRATIMI PA KONSENSUS DO TË KISHTE HAPUR SHERR
Artikulli tjetërRRITJE PAGESASH PËR INVALIDËT E PUNËS?