Mbrëmjen e së premtes atdheut iu shtua fatkeqësisht një tjetër dëshmor! Një lajm i dhimbshëm vjen sërish nga Letonia. Pas vdekjes së nëntetares Zarife Hasanaj, ka ndërruar jetë edhe major Klodian Tanushi. Tanushi nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni.

Prej 4 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Rigës në gjendje të rëndë, e ndërsa ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes.Major Tanushi u largua duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët, më të voglin vetëm një vjeç. Ky lajm i trishtë vjen në të njëjtën ditë kur u përcoll për në banesën e fundit, kolegia e tij,Zarife Hasanaj.

Ajo u shpall dëshmore e atdheut dhe u varros në një ceremoni solemne në varrezat e Dëshmorëve.Pak javë më parë, se të ndodhi ky incident tragjik, kontigjenti shqiptar në Letonifitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi më i mirë në vrap. Kupa u ngrit nga major Klodian Tanushi.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Meta i shpreh ngushëllimet bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.
“I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të Komandantit të Kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO në Letoni, major Klodian Tanushi.

Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta!
U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”, shkruan Meta.

Edhe Kryeministri Edi Rama përmes Tëiterit i ka shprehur ngushëllimet familjes

Flamuri Kombëtarë në Zi , Fatkeqsisht edhe Klodian Tanushi,ushtaraku ynë i angazhuar në misionin e NATOs ku humbi jetën dëshmorja Zarife Hasanaj,s’u mbijetoi dot plagëve!Ai u nda nga jeta si një dëshmor i atdheut e shembull i lavdishëm i sakrificës së Forcave tona të Armatosura shkruan Rama

Gjithashtu edhe Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Basha i përcjell ngushëllimet familjes, miqve dhe në veçanti bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

“Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!”, shkruan Basha.

Edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas lajmit për vdekjen e major Klodian Tanushi. Ai i shpreh ngushëllime familjes dhe forcave të armatosura.
“Humbja e major Klodian Tanushit është një tjetër lajm tronditës për çdo shqiptar. Ngushëllime familjes dhe Forcave të Armatosura. U prehtë në paqe!”, shkruan Lleshaj.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI REAGON NDAJ KRYEMINISTRIT PËR PROKURIMET
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA NDALON 28-VJEÇARIN E DËNUAR