PREJ VITESH ËSHTË LËNË NË HARRESË TË PLOTË KULLA HISTORIKE E PREK CALIT. Kjo kullë pothuajse e rrënuar është fortesa që dikur i përkiste luftëtarit të paepur Prek Cali. E ndodhur në Kelmend të Malësisë së Madhe, shtëpia shekullore e Prek Calit është lënë totalisht në harresë. Banorët e zonës atje e cilësojnë si një tradhti kombëtare qëndrimin e shtetit shqiptar në gjithë këto vite ndaj kullës së Prek Calit.

Rënimi gjatë gjithë këtyre viteve i banesës ku jetoi luftëtari Prek Cali është një alarm e po ashtu një thirrje e plotë e ndërgjegjes tonë kombëtare. Edhe pse një kullë e qëndresës dhe që simbolizon rezistencën e malsorëve me në krye Prek Calin e po ashtu një ndërtesë që mbart vlera të mëdha historike e etnografike është lënë në mëshirë të fatit. Përveccse po shkatërrohet dita ditës teksa askush nuk mendon për atë godinë shekullore, kulla e Prek Calit nuk është shpallur ende as monument kulture. Institucionet përgjegjëse nëse nuk ndërhyjnë sa më shpejt qoftë për restaurimin total të asaj ndërtesë me vlera historike e nëse nuk shpallet monument kulture atëherë brezat e sotëm, shqiptarët në të dy anët e kufirit, Shqipëri dhe Malin e Zi nuk do mund të trashëgojnë atë kullën e vjetër të Prek Calit që deri tani duhej të ishte një museum, si shenjë respekti për figurën e Prek Calit. I lindur në vitin 1872 që në moshë të re Prek Cali luftoi për mbrojtjen e vendit të tij duke mos lejuar malazezët të gllabërojnë tokat shqiptare. Gjithnjë në krye të luftrave, Prek Cali ishte një prej atyre që nuk lejoi ushtritë e huaja që të futen për të pushuar Kelmendin. U përball edhe me sistemin komunist. Pas ngujimit bashkë me 15 burra në shpellën e famshme mbi Vukël dhe pas vuajtjeve në burgjet e komunizmit, me 25 mars të 1945-sës Prek Cali bashkë me 13 të tjerë u pushkatua duke u cilësuar si armik i popullit. Edhe pse luftoi për mbrojtjen e Kelmendit e viseve të Malësisë sot kulla e Prek Calit i ngjan një rrënoje të lënë në harresë.

Artikulli paraprakNJË ORË MËSIMI NË GALERINË E ARTEVE
Artikulli tjetërRIKONSTRUKTOHEN DY RRUGË RURALE