FONDI I INVESTIMIT PREJ 6 MILIONËSH MIRATOHET NGA KËSHILLI I QARKUT. Keshilli i Qarkut te Shkodres ka realizuar kete te marte mbledhjen e rradhes te keshillit gjate se ciles u miratuan me shumice votash rreth 21 pika te rendit te dites.

Nder pikat me te rendesishme ishte miratimi i strukture se re te pagave per administraten e keshillit, miratim i fondeve per disa projekte te paraqitura nga komunat, rikonstruksion i fasades se godines se keshillit te qarkut dhe pjesemarrja ne Festivalin e Gjirokastres. Nga ana tjeter u miratuan edhe disa investime te realizuara nga Ndermarrja Rajonale e Mirembajtjes se Rrugeve Rurale ku pershihen riparim i aksit rrugor Prekal- Guri i Mashes dhe i aksit Ura Lotaj-Qafe Thore. Nderkaq me rastin e 25 vjetorin te rikthimit te lirise fetare ne vendin tone Keshilli i Qarkut ka miratuar dhenien e titullit te nderit per Arqipeshkvin Massafra, Myftinine e Shkodres dhe Kishen Ortodokse.

Artikulli paraprakNDËRTESA SHEKULLORE E LUFTËTARIT TË KELMENDIT I NGJAN NJË RRËNOJE
Artikulli tjetërANTON KOKAJ, ME STRUKTURAT E PD NË QËNDËR