Para pak viteve Gjovalin Lasku kishte hapur një treg privat të gjësë së gjallë në afërsi të mbikalimit të trenit në Fermentim.

Megjithatë, sipas tij, para dy vitesh tregu u mbyll pa një arsye të qartë. Pak muaj më parë ai ka kërkuar t’a rihap sërish. Ambjentet janë kontrolluar nga Drejtoria e Bujqësisë, është dhënë leja, por Bashkia Shkodër nuk jep firmën përfundimtare. Ai ka shpenzuar shuma të mëdha për këtë investim. Sipas Laskut, përfaqësuesit e bashkisë kanë kontrolluar ambjentin, por nuk kanë kthyer asnjë përgjgje.

Kushtet për hapjen e këtij tregu plotësohen, por arsyet pse nuk jepet leja nuk dihen. Sipërfaqja e këtij tregu përfshinë një numër të madh shërbimesh, të cilat janë të pezulluara për momentin. Gjovalin Lasku ka investuar në sistemin e ujit, në shtrimin e sipërfaqes me beton, rampin dhe pjesë të tjera të nevojshme për mbarëvajtjen e punës.

Artikulli paraprakMES GROPAVE DHE PLUHURIT NË DOBRAÇ TË RI
Artikulli tjetërQËNDRA E TË MOSHUARVE NË BARBULLUSH