Këtë të shtunë Vllaznia do të përballet në fushën e blertë me Flamurtarin në Vlorë. Një ditë përparakëtij takimi trajneri Gjoka doli në deklaratën e tij për shtyp.

Si një nga shqetësimet kryesore është Xhevahir Sukaj ku siç bën me dije tekniku kuqeblu sulmuesi është dërguar në Tiranë urgjent për një ekzaminim të plotë dhe po presin për të parë nëse do të jetë në ndeshjen ndaj Vlonjatëve apo jo.

Por në këtë ndeshje një tjetër mungesë do të jetë eshte ajo e Arlind Kalaja.
I pyetur nëse këto mungesa do të kenë ndikim në skuadrë trajneri Gjoka u shpreh se në fushë duhet të bëjnë maksimumin.

Ndeshjen me Flamurtarin Gjoka e klasifikon si shumë delikate por që synimi i tyre është se ekipi duhe të tregojë një fytyrë tjetër në ndeshjet në transfertë.

Natyrisht që Vllaznisë në këtë ndeshje të javës së 32 të Superiores u nevojiten pikët dhe trajneri kuqeblu u shpreh se e rëndësishme është që nga kjo ndeshje të mos dalin me humbje.

Flamurtari – Vllaznia do të luhet në qytetin e vlorës këtë të shtunë në orën 19:00 ku shkodranët më patjetër u duhet të marrin pikë për të siguruar qendrimin e tyre në kategorinë superiore.

 

Artikulli paraprakFJALORI ETIMOLOGJIK NGA KOLEC TOPALLI
Artikulli tjetërVLLAZNIA PËRFUNDON NË GJYKATËN E LARTË