Në bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Instituti Albanaologjik promovoi fjalorin etimologjik të studiuesit dhe akademikut, Kolec Topalli.

Të pranishëm në këtë promovim ishin një numër i madh pedagogësh dhe gjuhëtarësh të Shkodrës, të cilët vlerësuan fjalorin e Topallit, i cili për 45 vite me radhë solli një studim me vlera për gjuhën shqipe dhe institucionet shqiptare.

I pranishëm në promovim ishte edhe Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, Adem Bekteshi, i cili në fjalën e tij vlerësoi të gjithë kontributin e madh që ka dhënë akedemiku Kolec Topalli me këtë fjalor etimologjik të shqipes.

E bija e akademikut Topalli, e pranishme në promovim u shpreh e emocionuar dhe gjithashtu foli për nevojën e këtij fjalori.

Akademiku Kolec Topalli, prej vitesh i përkushtohet gju8hës shqipe dhe ka botuar një numër të madh studimesh shkencore. Është bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave.

 

Artikulli paraprakMUZEU DIOQEZAN ME NJË SALLË TË RE
Artikulli tjetërNDESHJA ME FLAMURTARIN, PROBLEME TE VLLAZNIA