Përroi që përshkon Gurin e Zi me fshtrat Rragam, Sheldi , është tejet I ndotur, madje së fundit është kthyer në rrezik epidemie për banorët të cilët nuk mund të hapin dritaret nga era e rëndë.

Në të gjithë gjatësinë e tij, përroi është mbushur me mbeturina të ndryshme, ndërsa të gjitha fekalet shkarkohen brenda. Për këtë qëllim banorët kërkojnë që  bashkia të vendose gjoba për të gjithë ato që ndotin ambjentin. Sipas banorëve në ditë të zakonshme era që vjen nga mbeturinat është e padurueshme, jo vetëm nga dekompozimi i mbetjeve që hidhen në përrua, por edhe nga diegja që u bëhet atyre.Ka vite që shumica e përrenjve të fshtatrave të Shkodrës kanë rënë pre e ndotjes ambjentale.

Artikulli paraprakTROTUARET NË PERIFERI TË PAPASTRUARA PREJ SHUMË KOHËSH
Artikulli tjetërNATA E PARË E FESTIVALIT MBARËKOMBËTAR TË KËNGËS PËR FËMIJË