Punimet e nisura me mjaft bujë për ndriçimin e kalase mesjetare të qytetit të Lezhës janë ndërprere.Prej mesit të muajit shtator, puna ka stopuar dhe instalimet për ndriçimin e kështjelles janë lënë përgjysem.Specialisti i Trashegimisë Kulturore në Lezhë Ded Margjoni thotë se askush nuk jep përgjigje mbi ndërprerjen e punimeve, ndërsa sipas tij projekti që nisi të zbatohej nuk është i duhuri, pasi bie ndesh me kriteret e vendosura për instalime në monumente të kësaj natyre.

Ndriçimi i kalasë së Lezhës është financim i Qeverisë Shqiptare, përmes Ministrisë së Kultures dhe parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me fokus të veçantë në elementet identifikuese të kështjelles mesjetare, duke e bërë atë edhe më terheqëse për vizitorët.

Pozicioni i ndriçuesve është ideuar për të lejuar që vëllimet e parashikuara të gjenerojnë hije të qarta që e bëjnë tre-dimensionalen e mureve më të dukshme edhe në distanca të mëdha.

Artikulli paraprakTRUSH, POLICIA GODET “SHTËPINË E BARIT”
Artikulli tjetërPANIK NË DISA AEROPORTE NË FRANCË, PASAGJERËT EVAKUOHEN PAS KËRCËNIMEVE PËR BOMBË