Autostrada e permbytur Durres-Tirane, ne zonen e Kasharit. Reshjet e shumta te shiut, kane bere qe te permbyten akse rrugore dhe zona te ndryshme te vendit. Deri tani raportohen 3 te vdekur si pasoje e motit te keq./r/n/r/nFlooded highway Durres-Tirana Durres-Tirana, near the Kashar area. Heavy rains have led to flooding at road axes and different areas of the country. Until now 3 deaths reported as a result of bad weather.

Ndryshimet klimatike po bëhen një temë gjithmonë e më e diskutuar në vend duke u përfshirë njëkohësisht në dokumente strategjisë por edhe programe zhvillimi që synojnë minimizimin e pasojave. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njoftoi se tashmë ka nisur kërkimet për një entitet që do të ketë akses të drejtpërdrejtë (DAE)për Shqipërinë sa i takon Fondit të Gjelbër për Klimën në bashkëpunim me GIZ Albania. Faza aktuale është ajo e shprehjes së interesit.

“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar (NDA) për Fondin e Gjelbër për Klimën (GCF), në bashkëpunim me GIZ Albania, po zbatojnë projektin “Forcimi i NDA dhe mbështetja e procesit të aksesit të drejtpërdrejtë për Shqipërinë”. Në kuadër të këtij projekti synojmë:

– Rritje e ndërgjegjësimit për financimin e klimës dhe rolin e institucioneve kombëtare financiare dhe zhvillimore,

-Analizimi, prioritizimi dhe përzgjedhja i një entiteti për të filluar procedurën për t’u bërë Entitet me Akses te Drejtpërdrejtë (DAE) për Shqipërinë,

-Të sigurojë vlerësim institucional dhe kapacitetesh si dhe ngritjen e kapaciteteve për DAE e përzgjedhur.

Nëse jeni një entitet financiar apo zhvillimor, që dëshironi të merret në konsideratë gjatë procesit të prioritizimit dhe përzgjedhjes së subjektit më të përshtatshëm që mund të mbështesë Shqipërinë si një entitet i akredituar me akses të drejtpërdrejtë për zhvillimin e programeve klimatike, aksesin dhe zbatimin e modaliteteve të financimit të GCF-së, ky është momenti me i mirë për të vepruar. DAE si entitet, mund të ketë akses në financim nga GCF për të zbatuar ndërhyrje vendimtare për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Akreditimi kërkon emërimin nga MTM si Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar (NDA) për GCF” njoftoi ministria. Afati për institucionet që duan të përfshihen në këtyre proces sipas ministrisë mbetet data 15 shkurt. Shqipëria është një nga vendet ku ndryshimet klimatike po manifestohen me një sërë treguesish siç është rritja e temperaturës mesatare vjetore, pakësimi i reshjeve të borës, pakësimi i reshjeve të shiut por rritja e volumit të tyre në një periudhë të shkurtë kohore që shpesh ka sjellë edhe përmbytje. Zbatimi i programeve që kanë në fokus ndryshimet klimatike po bëhet gjithmonë e më i gjerë globalisht teksa viti 2023 ishte një vit rekord për nga treguesit e regjistruar çka ka vënë në alarm institucionet ndërkombëtare mbi pasojat që mund të ketë kjo në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Artikulli paraprakBASKET FEMRA, VLLAZNIA FITORE ME VLERË NDAJ TEUTËS
Artikulli tjetërBARDHI NË TAKIM ZYRTAR NË WASHINGTON