Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Kuvendi miratoi dje me 95 vota pro dhe 1 kundër ligjin për shtesësinë që u lehtëson marrjen e shtetësisë. Po kështu fëmijët e lindur në Shqipëri nga prindër të huaj mund të marrin shtetësi shqiptare, me kusht që prindërit të japin pëlqimin e tyre, kur mosha e tij është nën 18 vjeç.

Ky ndryshim në Ligjin për Shtetësinë, vjen në kuadër të politikave të qeverisë për të afruar talente apo kualitete në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë dhe sportit.

“Tanimë me ndryshimet e miratuara në ligjin “Për shtetësinë” nga Kuvendi i Shqipërisë, me propozim të Qeverisë, u krijohet mundësia talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë, që të pajisen me pasaportën shqiptare edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç”-shkruan Rama.

Artikulli paraprakNIS GJYQI PËR FATMIR MEDIUN, SPAK KËRKON TË PYETEN 71 DËSHMITARË PËR MASAKRËN E GËRDECIT! MES TYRE, PËR HERË TË PARË EDHE SHKËLZEN BERISHA
Artikulli tjetërVRASJA E 33-VJEÇARIT, ARRESTOHET VËLLAI I AUTORIT TË DYSHUAR