Pasi largoi të komanduarit dhe disa prej prokurorëve të emëruar, kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Maku ka vendosur të ndryshojë edhe strukturën e institucionit të akuzës. Struktura e re do të përbëhet nga katër drejtori të rëndësishme.

Siç duket edhe Marku ka marrë mësime nga kryeministri Edi Rama i cili bëri ndryshime strukturash për të larguar të padëshiruarit. Edhe kryeprokurorja me këtë mënyrë do të mund të largojë të gjithë ata që nuk i dëshiron. Ndërkohë, bëhet e ditur sot se do të shkrihet Drejtoria e Hetimit, pasi me ligjin e ri prokurorët janë të pavarur në procesin e hetimit dhe vendimmarrjen e tyre e vlerëson gjykata. Drejtoritë që do të përbëjnë strukturën e re të Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme Drejtoria Gjyqësore Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve Drejtoria e Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit, Mbrojtjes së Dëshmitarëve Drejtoria e Inspektimit Mbrëmë në prokurori është zhvilluar një mbledhje orët e vona dhe është finalizuar me vendimin për miratimin e strukturës së re të kryeprokurores Arta Marku në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë, mësohet se me ndryshimet e reja hiqen komandimet, gjë që pritet të pasohet më një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve të prokurorive në Tiranë e rrethe. Tashmë pritet të zbardhet edhe numri i prokurorëve që janë të komanduar në Prokurori, pasi kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të platformës së Arta Markut.

Artikulli paraprakNË NDIHMË TË VËLLAIT,KAPET ME PATENTË FALLSO
Artikulli tjetërKAPEN PA DOKUMENTA ,KATËR SHQIPTARËT RREZIKOJNË KTHIMIN NË ATDHE