Dy shqiptarë të moshave 18 dhe 24 vjeç që banonin në Cividale del Friuli përfunduan në telashe, pas zbulimit qe u beri policia, lidhur me patentat. Mediat italiane shkruajne se policia gjate kontrollit te lejes nderkombetare te 24 vjecarit konstatoi se ajo ishte false dhe e parregullt.

Ai u shoqerua ne komisariat per verifikimet e nevojshme. Pas verifikimeve dhe njoftimit per ndeshkim qe iu be nga policia ai u la i lire. Por duke qene se nuk mund te merrte drejtimin e automjetit tip “Golf” me te cilin u ndalua nga policia, therriti ne ndihme te vellane, 18¬ vjecar. Ky i fundit gjithashtu shfaqi një leje, qe policia e kontrolloi dhe e kuptoi se ishte po ashtu e falsifikuar.

Nga hetimet, vellezerit shqiptare treguan se per lejet e marra kishin paguar para, 200 euro. Ata do te hetohen tashme per falsifikim dokumentesh.

Artikulli paraprakKËRCËNON ME ARMË 19 VJEÇAREN, SHPALLET NË KËRKIM 26 VJEÇARI
Artikulli tjetërNDRYSHON STRUKTURA E PROKURORISË SË PËRGJITHSHME