Në Gjykaten e Shkodres në 5 muajt e parë të vitit 2016 janë ofruar zyrtarisht rreth 100 raste për divorc.

Sipas burimeve nga kjo gjykatë kërkesa për zgjidhjen e marteses janë bërë më së shumti nga bashkëshortet.Të gjitha ciftet që kanë arritur në dyert e gjykates , nuk kanë pranuar që të kthehen mbrapsht nga vendimi i tyre. Statistikat e Gjykates së Shkodres , tregojnë rritje të numrit të cështjeve të gjykuara gjatë 5 mujorit të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.Rritja e numrit të banorëve të cilët i kap juridiksioni i kësaj gjykate, ka bërë që të ketë edhe rritje të numrit të çështjeve që gjykohen. Paditë civile me objekt “zgjidhje martese” që vijnë e regjistrohen pranë sekretarisë së organit gjykues bëhen gjithmonë më të shumta. Ata që ngrenë padinë në më të shumtën e rasteve janë meshkujt por vitet e fundit është shtuar ndjeshëm edhe numri i femrave.Në shumicën e rasteve të dyja palët bien dakord për të evituar vonesat apo situatat që mund të krijohen nga të dyja familjet e bashkëshorteve apo të fëmijëve që janë pjesë që rezultojnë më të lënduar në këto raste.Sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë në 6 vitet e fundit vihet re se padite për zgjidhje martese kanë shënuar rritje në të gjithë vendin.Sipas këtij institucioni në 70 % e rasteve që përfundojnë në gjykatë janë bashkëshortët ata që kanë kërkuar divorcin.Disa nga arsyet që cojnë në këtë divorc janë kushtet e vështira ekonomike, pija apo lojrat e fatit që sjellin më pas dhunën në familje, duke përmendur këtu ftohjen e marrëdhënies bashkëshortore , fenomene që vijnë në rritje.

Artikulli paraprakSHËTITORJA E MOLOS MJEDISI MË I FREKUENTUAR PËR SHKODRANËT
Artikulli tjetërVLERËSIMI STRATEGJIK I MJEDISIT TË SHKODRËS NË DËGJESË PUBLIKE