Me ardhjen e stinës së veres shëtitorja e molos pranë Urës së Bunës kthehet në mjedisin më të frekuentuar për shkodranet.

Por panorama që të ofron këto ditë kjo shëtitore lë shumë për të dëshiruar.Pamjet nuk kanë nevojë për shumë koment, shihet fare qartë mbeturina dhe ujëra të zeza në liqen, stola të thyer dhe një mal i lartë zhavorri që i ka zënë frymën liqenit.Qytetarët shkodranë shprehen të indinjuar se në cfarë gjendje është katandisur kjo zonë e cila mund të emertohet si piaca e shkodraneve Shëtitorja e Molos është një nga mjediset më të frekuentuara për shkodranët, sidomos gjatë orëvë të mbrëmjes, ku freskia e liqenit është një faktor që e bën të lakmueshme atë.Megjithë pozicionin e favorshem kjo pedonale të ofron një panorame aspak të hijshme për cdo vizitor.Nëse nuk merren masa për ndalimin e të tilla fenomeneve negative , shumë shpejt kjo shëtitore do të degradojë ashtu si shumë investime publike që janë kthyer në jo funksionale.

Artikulli paraprakKOVAÇI: GJENEKOLOGIA HAXHIA RESPEKTOI RREGULLAT
Artikulli tjetërNË 5 MUAJ RRETH 100 RASTE PËR DIVORC NË GJYKATEN E SHKODRES