Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura. Takimi mes tyre do të mbahet në New York. Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka thënë se takimi i dy liderëve ishte planifikuar të zhvillohej në mes të shtatorit.

“Temë e diskutimit mes dy ministrave do të jenë marrëdhëniet dypalëshe. Vendi vjen në këtë takim pa as më të voglin synim për të hequr dorë nga të drejtat e tij sovrane, por me vullnet për të vazhduar dialogun”, shpjegoi ai.

Në të njëjtën kohë, Pavlos Marinakis bëri të ditur se të enjten do të zhvillohet një diskutim në nivel të liderëve partiakë. Kyriakos Mitsotakis do t’i referohet gjerësisht situatës së zjarreve që goditën Greqinë, por edhe propozimeve për një reagim më efektiv ndaj zjarreve në mjedisin e ri klimatik me të cilin po përballet planeti.

Artikulli paraprakPRESIDENTI I KE: DERI MË 2030-ËN, BE-JA DHE SHTETET KANDIDATE TË JENË GATI PËR ZGJERIM
Artikulli tjetërRAMA NGA FORUMI I ‘BLED’ NË SLLOVENI: S’BESOJ SE NË 2023 DO JEMI NË UNION